Hapet aplikimi për mbështetje në punësimin e vajzave dhe grave

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë hapur edhe njëherë masën 1.3 e cila flet për punësimin e vajzave dhe grave.

Murati ka shpjeguar përmes një postim në rrjetet sociale për mënyrën e rimbursimit të bizneseve që vendosin të punësojnë gra e vajza të reja.

“… nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, ka shkruar Murati.

https://permbledhja.com/nenshkruhet-aplikimi-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-be-cfare-duhet-te-bejne-tani-institucionet/