Komisioni për Buxhet javën e kaluar nuk ka miratuar në komision, nismës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, iniciativë kjo qytetare, ku përmes dhjetëra mijëra nënshkrimeve po kërkohet lejimi i tërheqjes së parave nga Trusti.
Adnan Jashari iniciuese i nismës qytetare, ka thënë se janë duke pritur që kjo çështje sa më shpejt të dërgohet në Kryesi e më pas të caktohet data kur do të shqyrtohet nga deputetët e Kuvendit.
“Po presim të caktohet data e seancës plenare për Trustin, afatet ligjore janë 2 deri 4 javë!”, thotë ai.
Jashari ka bërë thirrje që kjo çështje të mos zvarritet sikurse në komisionin përkatës, duke ftuar deputetët që në momentin që shkon në Kuvend, kjo nismë të votohet PËR.
“Shpresojmë të mos e zvarritë çështjen Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe sa me parë te votohet projektligji që lejon tërheqjen e 30 % të Trustit”, thotë ai, për Gazeta Blic.