Nënkryetarja e PDK, Vora Çitaku, në konferencë për media tha se sot janë ftuar në këtë takim nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar për shtyerjen e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ajo tha se shteti nuk guxon të zbrapset përballë grupacioneve të dyshimta.
“Nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave krimimnale”, tha ajo.
Çitaku këto dështime ja faturoj shumicës qeveritare.
“Ky është një dështim i Qeverisë”, u shpreh ajo.
Ajo tha se partia e saj ka garuar në zgjedhje, “por nuk mund të garojë e vetme”, theksoi Çitaku.
PDK kishte garuar për këto zgjedhje, dhe tani më kandidatët e sajë janë certifikuar nga KQZ, dhe vetëm prisnin ditën e zgjedhjeve.