Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat Malishevë, ku si pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar pesë të tjerë.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se viktima është Mifail Thaçi nga fshati Llapushnik.
“Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë”, thuhet në telegram ngushëllimin e komunës.
Njoftimi i plotë i komunës:
Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik
E nderuara Familje Thaçi,
Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.
Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.
Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.
Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!
Ramiz Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit