Një i vdekur dhe disa të lënduar nga aksidenti i rëndë në Malishevë – policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë se në aksidentin e sotëm, dy veturat kanë qenë në lëvizje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 në rrugën Arllat – Malishevë. Vdekjen e një personi e ka konfirmuar mjeku në vendngjarje. Të tjerët të lënduar janë dërguar për trajtim.

https://permbledhja.com/publikohet-fotografia-e-personit-qe-vdiq-tragjikisht-ne-rrugen-arllat-malisheve/