Një incident raportohet të ketë ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet në Tiranë nga përkrahësit e Sali Berishës, dhe pamjet që po publikohen nga mediat tashmë janë tmerruese.
Kreu i Partisë Demokratike është goditur nga një qytetar që ndodhej afër tij, derisa motivet deri tash nuk dihen.
Shumë protestues ndërkohë, raporton Top Channel, i janë vërsulur personit që e goditi me grushte Berishën.
Derisa Berisha me protestues po zhvillojnë protestën e tyre, në Tiranë po mbahet edhe Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku po merr pjesë mes tjerëve edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Deri tash nuk ka informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të z. Berisha, i cili është 78 vjeçar. Nga pamjet e mësipërme, por edhe të tjera, shihet që edhe personi në fjalë është grushtuar më pas nga ana e protestuesve dhe përkrahësve të Sali Berishës.
Mes kërkesave të bëra në këtë protestë, më kryesorja që bie në sy është ajo “Duam demokraci, jo stabilokraci”.
Lajm në përditësim: Sali Berisha menjëherë pas sulmit fizik që iu bë është ngjitur në skenë për të mbajtur një fjalim. Ai aty i vazhdoi kritikat ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Ramës. ‘Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.’, ka thënë Berisha sipas Syrit.
Pse po mbahet protesta?
Mijëra njerëz kanë përkrahur Sali Berishën në këtë protestë masive në Tiranë. “Na hidh një jelek shpëtimi!” – ishte një nga mesazhet që i drejtohej liderëve evropianë që ndodheshin në kryeqytetin shqiptar për samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Grushtet ndaj grushtuesit
Grushtuesi i Sali Berishës shihet derisa po sulmohej nga përkrahësit e tij. Ata shiheshin derisa nuk i ndalnin grushtet, derisa askush nuk shihej duke e ndalur.
Siç thotë Top Channel, duket që personi që qëlloi ish kryeministrin shoqërohet nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.