Aktivistja dhe analistja Zana Avdiu, e cila ka qenë në fokus të kërcënimeve që gati 48 orë, ka bërë një reagim në lidhje me krtikën që i bëri gjestit të Granit Xhakës ndaj Serbisë.
Ajo ka thënë që askush nuk është imun ndaj kritikës.
“I kemi kritiku komandantët e luftës, kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit!” – shkroi ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Kujtojmë që zonja Avdiu ishte shprehur se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e Ragip Xhakës, babait të futbollistit Granit Xhaka. Pas kritikave që shtroi ndaj gjestit të Xhakës, Avdiu është kërcënuar në vazhdimësi, të cilat kërcënime i ka paraqitur edhe në Polici.