Në kujtim të babait të tyre që ishte trajtuar në Klinikën e Hematologjisë, dy motrat Egzona dhe Fjolla Ramadani i kanë dhuruar të hënën kësaj klinike një donacion në vlerë 500 Euro.
Egzona dhe Fjolla këto para i fituan në një kuiz në emisionin “Oxygen” dhe të njëjtat i shfrytëzuan për të blerë jastekë, batanije dhe çarçafë për pacientët e Hematologjisë.
Këtë donacion motrat Ramadani e dhuruan në Hematologji në kujtim të babait të tyre, pasi i ndjeri ishte trajtuar në këtë klinikë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Sot, me datë 05.12.2022 bashkë me mamin Vjollca Ramadani dorëzuam nga 23 copë çarçafë, jastekë, dhe batanije per pacientet e repartit te Hematologjisë, në QKUK, Prishtinë, në vlerë prej 500 eurove, para të cilat, unë dhe motra Fjolla, i fituam ne kuizin e emisionit “Oxygen” te Besim Dina.
Falenderojmë edhe shoqen Jeta, e cila ka shprehur vullnetin për të kontribuar për pjesën tjetër të mjeteve.
Arsyeja e vetme pse po e pubikoj është t’a bëjë të qartë se ne e realizuam atë që e premtuam publikisht !
Faleminderit shumë Besim Dina