Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Krefeld të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa shqiptari po lëvizte me biçikletë.
Të shtënat u shënuan në mbrëmje rreth orës 20:00 të së hënës, duke tronditur qytetin në veriperëndim të Gjermanisë.
“Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan Bild.
Zëdhënësi i policisë konfirmoi vrasjen , por nuk dha identitetin e viktimës.
Policia ka marrë pamjet filmike të bizneseve në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët. /abcnews.al