U raportua si e zhdukur, gjendet 25-vjeçarja nga Rahoveci

Është gjetur Dorentina (Vllaznim) Gashi-Spahiu, 25-vjeçarja nga Rahoveci që u raportua si person i zhdukur.

Policia bën të ditur se e njëjta është hasur e shoqëruar nga një mashkull, me të cilin thotë se ka bashkëjetuar që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

Bëhet e ditur se e njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush.

“Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saj njëvjeçare”, thuhet në njoftim.