Sveçla thotë se situata është e tensionuar, kush po përpiqet ta ndezë veriun sipas ministrit?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se situata është e tensionuar në veri të vendit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Sveçla tha se kjo po ndodhë pasi “strukturat kriminale atje janë të pakënaqura”.

“Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë edhe e armatosur, e herë ka qenë e veshur me petk politik nga Beogradi zyrtar”, tha Sveçla.

Ai përmendi aksionet e Policisë dhe vështirësitë e operimit në atë pjesë./Express

https://permbledhja.com/salihu-hera-e-fundit-kur-kemi-qendru-vete-1-e-kane-mbrojte-dinjitetin-e-atdheut/