A përdori armë Nuredin Lushtaku në plagosjen e mbrëmshme në Skënderaj? Flet avokati i tij

Mbrëmë rreth orës 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Skënderajt.

Rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në një pikë kontrolli, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut.

Në rast u raportua se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.

https://permbledhja.com/ky-eshte-djali-i-nuredin-lushtakut-qe-po-kerkohet-nga-policia/

Insajderi ka kontaktuar me avokatin e tij, Artan Qerkini, i cili tha se klienti i tij nuk ka përdoruar armë dhe se rasti është në procesin e hetimit.

“Deri më tani nga informacionet që kam z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”– tha Qerkini.

https://permbledhja.com/kur-guxojne-policet-ta-perdorin-armen-e-zjarrit-kunder-qytetareve/