Video e veçantë e ish-presidentit Rugova teksa pyet banorët e Astrazubit se a kanë cigare

Një video e publikuar, por që thuhet të jetë realizuar gjatë vitit 1998 e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, tregon lidhshmërinë e tij me popullin.

Atë kohë presidenti kishte vizituar vatrat e ndryshme të luftës,ku përpos pamjeve të marra ai dëgjohej duke pyetur edhe për duhan.

“Artan a ki ndonjë cigare a pinë duhan ndokush këtu, unë po jau u qes”,dëgjohet teksa thotë Rugova në prani të banorëve të Astrazubit./Lajmi.net/