Një muaj më parë është dhunuar seksualisht një 71- vjeçare nga Skenderaj.
Lidhur me këtë çështje lajmi.net mëson se të dyshuarit për sulm seksual iu është përcaktuar një muaj paraburgim.
Për caktimin e masës së paraburgimit ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicë, Valon Preteni.
“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji.”, ka thënë Preteni për lajmi.net.
Muajin e kaluar është raportuar se dhunimi është kryer nga një 25-vjeçar, por prokuroria nuk ka dhënë detaje për këtë çështje.
“Për shkak të hetimeve, nuk mund të ju informojmë me moshën e të dyshuarit.”, ka theksuar zëdhënësi i prokurorisë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 4 nëntor, ndërsa ishte raportuar më 6 nëntor.