Kosova nesër me fillim nga ora 18:00 do të luajë përballë Armenisë në njërën prej dy miqësoreve të këtij muaji.
Shumica e të ftuarve janë të rinj, pra jo ata të zakonshmit. Kjo është bërë me qëllim për shkak të epitetit miqësore, ani pse kritikat nuk kanë munguar as për këtë grumbullim, përcjell Futbollikosovar.net.
Tashmë janë mësuar edhe mantelverdhët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.
Siç raporton Demokracia, bëhet fjalë për gjyqtarin shqiptar, Eldorjan Hamiti bashkë me ndihmësit e tij, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.
https://permbledhja.com/vdes-ish-futbollisti-i-mirenjohur-kosovar-sokol-hadri/