“Nuk do të ketë luftë në Kosovë”

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas disa lajmeve që po qarkullojnë në Serbi se “shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë”.

Me anë të një reagimi në Facebook, Musliu e ka komentuar këtë situatë.

“Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon. Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre. Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit.”, ka shkruar eksperti.

Po ashtu, Musliu shtoi se deri vonë Serbia thoshte që vetëm perëndimorët po duan luftë.