Ka ndërruar jetë Sokol Hadri, ish-futbollisti i mirënjohur i veteve të 70-ta.
Hadri ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, përcjell Futbollikosovar.net.
Lajmin e konfirmoi klubi i Lirisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë edhe komunikata e plotë:
Njoftim mortor
Nërron jetë Sokol Hadri
Ikona e futbollit kosovar, Sokol Hadri, ka ndërruar jetë të hënën.
Hadri, u nda nga jeta në moshë 76 vjeçare.
Ai, ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, në fillim vitet e 70-ta.
Karrierën ‘ Bekenbaueri’, siq e quanin në tërë Kosovën, e përfundoi në qytetin e lindjes, te KF Liria.
Ai, në vitet 90-ta pas administratès së dhunshme, ishte pjesë e rëndësishme e pavarësimit të futbollit kosovar.
Ndërkohë, ishte edhe anëtarë i Kryesisë së Lirisë, duke dhënë kontribut të çmueshëm.
Një kohë , Hadri drejtoi edhe LRF-në në Prizren.
Sokoli, do të mbahet mend për pos mjeshtrit të fushës, edhe për kulturën dhe afrin e dashurinë që rrezatoi gjatë jetës, me ata që e rrethuan.
Familja dhe shoqëria humbën një njeri me vlera.
Liria, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, ish kolegët futbollistë dhe komunitetin e sportit.
Varrimi bëhet sotë (e hënë) në varrezat e Prizrenit.
Qoftë i pa harruar kujtimi për legjendën, Sokol Hadri !
Me respekt,
KF Liria
Qemal Krasniqi,kryetar