Fiton nisma e asamblistit shqiptar në Zvicër, Policia duhet të lëshojë fatura pas kontrolleve

Dy këshilltarë bashkiakë (asambleistë) të PS-së kërkojnë që policia e qytetit të Cyrihut, në të ardhmen të lëshojë fatura për kontrollet e identitetit, trasnmeton albinfo.ch.

Fatura duhet të përmbajë informacion për personin që kontrollohet, stacionin dhe numrin e punonjësit të policisë, informacione të përgjithshme si koha dhe vendi dhe arsyeja e kontrollit.

Qëllimi: të zvogëlohen kontrollet arbitrare ndaj njerëzve bazuar në pamjen ose origjinën e tyre.

Njëri prej politikanëve, bartës të nismës është Reis Luzhinca. Ai, që nga viti i kaluar bën pjesë në këshillin bashkiak të Cyrihut, si asamblesit i PS-së.

Siç është shprehur në mbledhjen e asamblesë 32-vjeçari me origjinë shqiptare, ai është kontrolluar vazhdimisht nga policia gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka qëlluar shpesh me miqtë e tij në momentin e kontrolleve, por vetëm ai kontrollohej nga policia, raporton “Tagesanzeiger”.

Pavarësisht disa votave kundërshtuese – mocioni u miratua

Postulati, përveç nga PS, ka marrë miratimin edhe nga përfaqësuesit e GLP dhe AL në asamble. Megjithatë, shefja e sigurimit, Karin Rykart (të Gjelbrit), nuk ishte shumë entuziaste me gjithë këtë.

Qyteti tashmë ka zbatuar masa të mjaftueshme kundër profilizimit racor, thotë ajo për “Tagesanzeiger”. “Fatura me emër dhe mbiemër nuk përbën ndonjë vlerë të shtuar ”.

Nisma gjithashtu nuk u prit mirë nga FDP dhe SVP. Këto parti kanë frikë se faturat do të krijojnë një “përbindësh burokratik”, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nisma u miratua nga këshilli bashkiak me 72 vota pro dhe 41 kundër.