Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anёtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn por datёn e zbatimit e ka lёvizur pёr njё muaj, pёrkatёsisht nga nёntori nё dhjetor tё vitit tё ardhshёm.
“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se mё 1 dhjetor 2023.”, thuhet nё draftin mё tё ri.
Me kёtё edhe ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton procedurё tё thjeshtёsuar tё miratimit ku ipet njё afat i caktuar kohor pёr reagim tё mudnshёm tё shteteve anёtare.
Me kёtё rast, nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nё orёn 2, nuk reagon, pёrkatsisht kundёrshton asnjё shtet anёtarё i Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.
Shtyrja pёr njё muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nёntori nё agjendёn e BE-sё akoma qëndron si afat i mundshёm kur ETIAS duhet tё jetё plotёsisht funksional dhe me kёtё rast edhe hyn nё fuqi liberalizimi i vizave.
Nё rast tё shtyerjes sё sёrishme tё ETIAS-it, atherё lejohet qё kosovarёt tё lёvizin lirshёm mё sё voni mё 1 dhjetor nё mёnyrё qё çёshtjet eventuale teknike nё nivel evropian tё mos cёnojnё lёvizjen e lirё pёr shtetasit Kosovar.
Nёse teksti miratohet mё 16 nёtor, i njëjti kalon fillimisht tek ambasadorët e shteteve anëtare e mё pas nisё i iashtuquajturi trialog, ku pёrfshihen tё gjitha instituionet evropiane, Komsiioni Evropoian, Parlamenti evropian si dhe Keshilli i ministrave tё BE-sё, shkruan Radio Televizioni Publik i Kosovës.
Parlamenti Evropian dhe ministrat duhet sёrish tё votojnë pёr liberalizim.
Parlamenti Evropian me vite ka qenё nё favor tё liberalizimit, ndёrsa nё Kёshill tё BE-sё votimi bёhet me shumicë tё kualifikuar qё nënkupton votёn e 55 pёr qind tё shteteve e tё cilat reflektojnё 66 pёr qind tё popullatёs sё pёrgjitghshme tё Bashkimit Evropian.
Presidenca çeke Akoma ёshtё optimiste se tё gjitha procedurat legjislative mund tё pёrfundojnё deri nё fund tё kёtij viti./Sinjali