Dy zyrtarë policor u plagosën mbrëmë në Skenderaj. Dyshohet se në këtë rast është i përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemtë e tij dhe vëllëzrit e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se kanë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë në kërkim.
Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se ende në arrati është djali i Lushtakut, Arbër Lushtaku.
Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.
Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
https://permbledhja.com/zjarri-i-madh-ne-peje-marrin-flake-edhe-disa-shtepi/