Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Francë, ku po merr pjesë Forumin e Paqes në Paris.
Në një diskutim në Forum të titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, Kurti ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbië, duke theksuar se dialogu duhet të jetë parimor e simetrik.
Sipas tij, marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen.
“Serbia është hegjemon regjinal…Serbia është rrezik mjaft i madh për vendin tonë, jemi shumë vigjilent, pos asnjëherë të frikësuar. Kosova nuk është në NATO, por ka NATO-n brenda”, theksoi z.Kurti ndër të tjera.
“Unë besoj që Serbia duhet të distancohet më së pari nga e kaluara e Millosheviqit dhe nga e tashmja e Putinit”, shtoi Kurti.