Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një koferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të dëgjoj këshillat amerikane për shtyrje të vendimit për targat.
Ai ka prezantuar një rezolutë katër pikëshe që do t`i paraqitet Kuvendit të Kosovës për votim e që njëra nga pikat në këtë rezolutë është edhe mbajta e një samiti në SHBA disa ditore, në mëyrë që të përmbyllet marrëveshje finale Kosovës.
“Pika e parë ka të bëjë me thirrjen ndaj Qeveisë që të shtyjeren e afatin për targat deri në marrëveshjen finale. Pika dytë, dialugu me serbët e Kosovës në mënyrë që ata të kthehen në vendet e tyre të punës, pika e tretë Qeveria të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur daljen nga kjo situatë dhe pika e katërt mbajtja e një samiti në SHBA disa ditore në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale Kosovë Serb, tha Haradinaj.
Në fund ai tha se në rast se kjo rezolutë nuk do të kaloj në Kuvend, si AAK do të marrin masa të tjera, por nuk ka përmendur se cilat.