MPB tregon se në cilën fazë është Ligjin i Pagave

30 marsi i vitit 2022 ishte koha kur Ligji për Paga duhej të kalonte në Kuvendin e Kosovës.Por përkundër premtimeve të ekzekutivit, as pas 7 muajsh ky ligj ende nuk ka shkuar në Qeverinë e Kosovës.

Duke mos treguar se kur pritet të shkojë për votim në Qeveri, nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë thënë për Tëvë 1 se janë duke adresuar komentet që janë dhënë për këtë projektligj.

“Adresimi i komenteve veçse është në fazë përfundimtare. Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji. Pas përfundimit të hapave proceduralë që parasheh legjislacioni në fuqi, Projektligji do të procedohet për shqyrtim dhe votim në Qeveri në momentin që do të përfundojnë procedurat e kostos financiare”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

E në pritje të këtij ligji janë sindikatat e sektorit publik.Ndërsa njohës të ekonomisë nuk presin që përmes këtij ligji të ketë ndonjë rritje të pagave për sektorin publik.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por nga Gjykata Kushtetuese ishte shpallur anti-Kushtetues.