89 vdekje të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë SHBA-në pasi vendi u godit nga stuhitë e forta të dimrit gjatë javës së kaluar.
Vdekjet përfshijnë të paktën 25 në Tenesi dhe 16 në Oregon, vend ky i cili mbetet në gjendje emergjente pas stuhive të forta të akullit.
Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji në pjesë të gjera të vendit.
Kushtet e akullit pritet të vazhdojnë deri në mesin e javës, raporton BBC.