Hysni Menxhiqi, i akuzuar për kanosje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, nuk e ka pranuar fajësinë në seancën e zhvilluar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prokurori Edis Kuraja lexoi aktakuzën, sipas së cilës, me datë 12 gusht 2025, rreth orës 21:38, Menxhiqi përmes rrjetit social Facebook e kanosë gazetarin Kajtazi, duke publikuar mesazhin me përmbajtje të rrezikshme dhe kërcënuese, që sipas Prokurorisë i shkaktoi ndjenjën e frikës dhe pasigurisë Kajtazit dhe familjes së tij.
Pas leximit të aktakuzës, Menxhiqi u deklarua i pafajshëm.
Ai, në deklarimin e tij në gjykatë tha se nuk e kërcënoi ai gazetarin Kajtazi, por se dikush ia keqpërdori telefonin e tij dhe e shkroi tekstin kërcënues.
Gjyqtari i rastit, Eroll Gashi, e ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se brenda 15 ditësh mund të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës ose kundërshtim të provave.
Sipas dosjes së prokurorisë, i akuzuari Hysni Menxhiqi, me datë 12.08.2025 , rreth orës 21:38,përmes rrjetit social Facebook, e kanosë gazetarin Vehbi Kajtazi, duke e publikuar tekstin me përmbajtje si në vijim: “ Vehbi Kajtazi apo vehbi taraku apo vehbi komandati un persanli jam ilodhur me ty. Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patue qkye ftyra apatu qkye barku apo pate hi thesi ne krye Trathtar shërbyes i serrbis Teneqe pasha tok e qill ma nuk te lshoj pa eprovue se si duhet me vdek me vite te lutem po ti lutjen se njef ti je m** ti je f******* por semari familja jote dote bjen dëshmor tani per ty nuk me bahet von qdo kufi e ke kalue per qashtjen kombtare vdekja asht Mshir po historia kurr nuk ka shkrue se a ka njiri qe ban ksi masakre ne ty edhe ne familjepoplli edin ti kurr nuk ju ndale serrbis me informacione si ne luft si ne lir”.
Në aktakuzë thuhet se të dëmtuarit Vehbi Kajtazi i kishte shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për të edhe familjen e tij