5 persona pritet të intervistohen nga policia pas aksionit në veri, raportohet të jenë zyrtarë të Listës Serbe

Policia e Kosovës pritet t’i intervistojë pesë persona të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve” në rastin që lidhet me pesë institucionet paralele në veri që u mbyllën më 30 gusht.

Sipas “REL”, policia ka konfirmuar se ka bërë katër ftesa, dhe se e pesta do të dërgohet më vonë. Megjithatë, nuk kanë treguar se për kë bëhet fjalë.

Mediumi në anën tjetër, raporton se ka mësuar që personat në fjalë janë zyrtarë të lartë të Listës Serbe.

Për të njëjtin, mediumi tutje raporton se “ata janë arrestuar më 30 gusht në një aksion policor të kryer njëkohësisht në disa lokacione në veri të Kosovës”.