5 milionë import rrymë për dy javë, Kurti: Po bëjmë remonte që të kemi energji gjatë dimrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në gjithë Evropën, përfshirë edhe Kosovën, ka thënë se po bëjnë remonte të njësive Kosova A dhe B, në mënyrë që të ketë sa më shumë prodhim vendor, por nuk ka përjashtuar as mundësinë e subvencionimit për energjinë elektrike, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë dimri.

Kurti ka thënë se në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim, nuk do të mund të eliminohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vend.

https://permbledhja.com/ambasada-e-kosoves-ne-kroaci-vendos-lule-ne-sllavonski-brod-aty-ku-sot-nje-vit-vdiqen-10-kosovare/

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor. Ne kemi shumë qymyrë, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Duke pas parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vinë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, tha ai.

Derisa nuk përjashtoi mundësinë e subvencionit të Qeverisë në rast të krizës energjetike.

“Ne gjithmonë jemi në ballë të betejave që i kanë qytetarët e Republikës, përfshirë këtu edhe subvencionimin që bëjmë.. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka ndarë mjete për subvencionim në mënyrë që kostoja të mos reflektohet, apo sa më pak të reflektohet te qytetari, pra është fjala për koston e shtuar në kushtet e krizës energjetike”, ka thënë ai.

https://permbledhja.com/gezimi-qe-perjetoi-mergimtari-ne-momentin-kur-vajza-per-ditelindje-i-dhuroi-fotografine-e-hashim-thacit/