Mbi 42 mijë vetura të reja janë regjistruar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë, gjatë vitit 2023.
Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në nëntor u regjistruan më së shumti vetura, gjithsejt 4 mijë e 446.
Po ashtu, gjatë vitit iu vazhdua regjistrimi 327 mijë e 232 automjeteve.
Teksa, mbi 5 mijë e 200 vetura u riregjistruan në vitin 2023, shkruan lajmi.net.
Ndërsa makina që u çregjistruan gjatë këtij viti ishin 128 mijë e 323 copë.
Më poshtë gjeni të gjitha këto të dhëna, të kategorizuara në 12 muaj.