Deputetët e PDK-së, sërish e kanë bllokuar foltoren e kuvendit.
Kjo, pasi kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, të thirrur nga 41 deputetë.
“Shpresojë që të mbretëroj gjakftohtësia. Ky është serioziteti, që institucionet të mund të vazhdojnë”.
“Neve na ka ardhur një thirrje për seancë të jashtëzakonshme, na ka ardhur prej 40 deputetë dhe kjo është kategori kushtetuese dhe duhet ta mbajmë. Prandaj, sipas këtij detyrimi edhe po vazhdojmë. 41 deputetë kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, menjëherë pas kësaj, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila dëgjohej duke thënë se “çka ka ndodhur me seancën që ishte duke vazhduar”, e që përgjigja e Konjufcës ishte që “asaj as që ia kemi nisur bile”.