Një rast jo fort i shpeshtë ka ndodhur së fundmi në Matiqan të Prishtinës, ku një 37-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi u përballë me një situatë të pazakont.
Njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë zbuluar edhe detajet e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, në shtëpinë që e bleu nga një person, i riu gjeti një armë të zjarrit, që dyshohet se e kishte lënë pronari.
Posa rasti u denoncua, Policia ka intervenuar dhe si rezultat, arma që u gjet është sekuestruar, ndërkohë që është siguruar edhe prezenca e personit të dyshuar.
Ish pronari që ia shiti shtëpinë viktimës ka deklaruar se arma është e babait të tij dhe nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar ndaj viktimës.
Njësitet policore kanë kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur edhe një armë, që po ashtu është sekuestruar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.