Një 35 vjeçar është qëlluar për vdekje në ballkonin e tij, mëngjesin e sotëm në Stokholm.
Hetimet mbi rastin janë duke u zhvilluar, kanë bërë të ditur autoritetet suedeze në një përgjigjie për klankosova.tv, kur janë pyetur për detaje shtesë, pas raportimeve se viktima dyshohet të jetë nga Kosova.
”Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve për individë”, specifikohet nga qendra mediatike e policisë në Stokholm, duke mos pohuar por as mohuar një gjë të tillë.
Sipas mediave suedeze 35 vjeçari ka pasur lidhje me bandat në këtë qytet.