33 vjeçari nga Kosova vdes pas një aksidenti në Norvegji

Ka vdekur në Oslo të Norvegjisë një 33 vjeçar nga Kosova.

Kujtim Marmullakaj, ishte aksidentuar më 24 gusht.

Varrimi i tij do të bëhet nesër më 16 shtator në ora 15:00 në fshatin Dush të Klinës, njofton KlinaInfo përcjell Klankosova.tv.

Lajmi është shpërndarë edhe nga familjarët e të ndjerit.

Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Oslo të Norvegjisë me datë 24.08.2022 ndërroi jetë në moshën 33 vjeqare me i dashuri ynë Kujtim (Elmi) Marmullakaj.Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të mbahet ditën e premte me datë 16.09.2022 ne ora 15.00 në varrezat e fshatit Dush të Klinës. Të pikëlluarit: Familja Marmullaku”.