Faturat e rrymës që sot u kanë shkuar qytetarëve të Kosovës kanë qenë shumë të larta. Disa nga ta tashmë kanë filluar edhe të ankohen në rrejte sociale, duke treguar se janë tmerruar me atë çka kanë parë.
Faturat e fryra të energjisë elektrike kanë vazhduar tu shkojnë edhe sivjet qytetarëve, shkruan lajmi.net.
Për këto fatura tashmë kanë nisur të postohen ne rrjete sociale ankesat.
A ta thonë se faturat e dhjetorit janë shumë më të shtrenjta krahasuar me muajin nëntor, kur po ashtu janë zbatuar tarifat dimërore të energjisë elektrike.
E nga kjo si duket nuk kanë shpëtuar as xhamija “ ”Prof. Dr. Bedri Kamberi”, në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të dotur imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi.
Ai në Facebook shkroi se as xhamitë nuk janë kursyer nga fryerja e faturave të energjisë elektrike.
“Fatkeqësisht, as xhamitë tona nuk janë kursyer nga fryrja e faturave të energjisë elektrike”, ka shkruar ai.