Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ai kishte një “mesazh të qartë” për armiqtë, derisa është shprehur se Izraeli nuk do të ndalet deri në fitore.
“Çdo konsideratë tjetër duhet të lihet mënjanë dhe ne duhet të vazhdojmë deri në fitoren totale”, ka shtuar ai.
“Asnjë terrorist nuk është i imunizuar. Ne jemi të vendosur që t’i mbrojmë qytetarët tanë dhe t’i kthejmë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre”, është shprehur ai.