27 vjetori i rënies heroike së gjeneralit Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 27-vjetori i rënies së gjeneralit të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj, në betejën e Maznikut.

Në të njëjtën betejë ranë edhe Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj.

Komuna e Deçanit dhe OVL-UÇK organizojnë aktivitete përkujtimore në nder të tyre dhe dëshmorëve të tjerë.

Aktivitetet nisin me homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Më pas zhvillohet ecja simbolike në “Shtegun e Lirisë”.

Homazhe do të mbahen edhe në Maznik.