Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars 1999, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.
Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.
Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.
Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.