Sot u shënua 24 vjetori i masakrës së Reçakut.
Kjo masakër tronditi botën, dhe riktheu vëmendjen e plotë të botës demokratike mbi krimet serbe që po kryeheshin mbi popullin shqiptar të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Çdo vit ky vend vizitohet nga mijëra njerëz nga ana mbanë trojet shqiptare.
Në shtëpinë e kulturës në Shtime sot u mbajt edhe akademi përkujtimore.
Ditën e 15 janarit 1999 shumë njerëz e kujtojnë, përfshi këtu edhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin luftuar kundër artilerisë serbe për të mbrojtur civilët.
Më poshtë ndiqeni rrëfimin e ish-ushtarit të UÇK’së që mori pjesë në luftime në Reçak 24 vite më parë