Thaçi mesazh nga Haga: Liderët janë të përkohshëm, Kosova është e përjetshme

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë me Adriatik Kelmendin në Rubikon, është pyetur nëse ka ndonjë mesazh për liderët aktualë të Kosovës.

Ai ka thënë se është vetëm opinioni i tij, por u ka bërë thirrje që të punojnë më shumë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin. Por në fund ka thënë se liderët janë të përkohshëm, ndërkaq Kosova është e përjetshme.

“Të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin, më shumë dialog, toleancë, bashkëpunim dhe respekt për njëri-tjetrin. Dallimet politike do të duhej t’i shndërrojnë në motive për punë më cilësore, shteti mund të ndërtohet fuqishëm edhe në kundërshti, por këto kundërshti të kuptohen dhe respektohen si garë për punë më të mirë, e jo për të penguar njëri-tjetrin, duke paguar çmimin Kosova. Liderët janë të përkohshëm. Kosova është e përjetshme”, ka thënë Thaçi.