Ish-veterani i UÇK-së, nga Banja e Malishevës, Jahir Begaj ka humbur jetën dje, në vendin e tij të punës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Eko Regjioni”, njësia në Malishevë, ku punonte si roje, raporton Gazeta Sinjali.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, me ç’rast është bërë e ditur se sot do t’i jepet lamtumira e fundit, në fshatin e tij të lindjes në Banjë të Malishevës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë ,shokët ,dashamirët, se vorrimi i babës tonê Jahir Liman Begaj i cili ndrroj jetë dje,vorrimi bëhet sot më datë 29.10.2023 në ora 15:00,në vorrezat e Lagjes Xhembrahat.”
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, si dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.