Prokuroria Speciale ka njoftuar se katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, janë liruar dje.
SIpas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.