Kandidati i LDK-së në Fushë Kosovë: Na duhen 230-240 milionë euro për transformimin e qytetit

Ndërtimi i sheshit kryesor të qytetit, që synon të bashkojë dy zonat urbane të Fushë Kosovës, është një prej projekteve kryesore të programit të kandidatit të LDK-së për kryetar, Besnik Osmani.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Osmani tha se për realizimin e këtij transformimi do të duhen rreth 230 deri në 240 milionë euro.

“Realisht, unë kam qenë shumë i kujdesshëm në këtë pikë. Kur kam bërë evidentimin e nevojave në qytet, e kam kuptuar se për t’u dhënë përgjigje të gjitha nevojave relativisht të qëndrueshme, do të nevojiten diku rreth 230-240 milionë euro.

Zakonisht, kur nuk ke buxhet, atëherë vendos elementin e prioritizimit”, theksoi Osmani.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: