Është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një vajzë në Istog.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.