Ish-ministri i ushtrisë serbe: Armatimi i Kosovës s’është lajm i mirë për Serbinë

Dragan Shutanovac, ish-ministër i Ministrisë së Mbrojtjës në Qeverinë e Serbisë, ka komentuar pranimin e kërkesës së Kosovës nga ana e ShBA-së për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”, në një vlerë të konsiderueshme prej 75 milionë dollarëve.

Sipas Shutanovacit, militarizimi i Kosovës nuk është lajm i mirë për Serbinë.

Ish-ministri serb i Mbrojtjes ka bërë edhe një interpretim të çuditshëm, duke thënë se armatimi i Kosovës është rrezik edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Militarizimi i Kosovës nuk është lajm i mirë si për Beogradin ashtu edhe për vendet përreth, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është përballur me rebelime të armatosura që synojnë shkëputjen e një pjese të territorit dhe formimin e Shqipërisë së Madhe, që është baza e aktivitetet politike të ekstremistëve dhe të Kurtit” – deklaroi ai për Danas, transmeton Nacionale.