Haxhiu, Çitaku e Shala nënkryetarë të Kuvendit

Albulena Haxhiu nga VV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK janë zgjedhur nënkryetarë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Për kanë votuar 101 deputetë, 9 kanë abstenuar, ndërsa nuk ka pasur vota kundër.

Sot, Dimal Basha nga VV u zgjodh kryetar i kuvendit me 73 vota.