Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant ku për pasojë mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një reagimi kanë njoftuar se në sherr është i përfshirë edhe një pjesëtarë i FSK-së.
Sinjali raportoi më parë se Hysni Geci është pjesëtari i FSK-së i cili dyshohet se është plagosur në përleshjen e mbrëmshme.
Njoftim. Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngarje ishte i përfshirë edhe një pestërë i FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovês pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla kishte deklaruar se asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka qenë i përfshirë në sherrin e mbrëmshëm.
“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, është shprehur Syla.