19 korriku përmendet si datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun në një intervistë të dhënë medias serbe b92, ka thënë se dy takime janë planifikuar për këtë muaj në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pari është me 14 korrik dhe i dyti me 19.

“Dy takime janë planifikuar për këtë muaj – i pari më 14 korrik kushtuar arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit dhe i dyti më 19 korrik në nivelin më të lartë” ka thënë Drecun.

https://permbledhja.com/ne-kosove-mberrijne-edhe-dy-gazetare-nga-ukraina/