Numri i të vdekurve nga i ftohti ekstrem në New York ka shkuar në 18, kanë bërë të ditur autoritetet.
Temperaturat nën zero, ndër më të ulëtat që nga viti 1961, kanë përfshirë qytetin për javë të tëra, duke paraqitur rrezik serioz për jetën.
Viktimat e fundit përfshijnë një person të gjetur pa shenja jete në Bronx dhe një burrë 81-vjeçar në Brooklyn, i cili dyshohet se rrëshqiti në akull.
Autoritetet shpallën gjendjen emergjente “code blue”, hapën dhjetëra qendra ngrohjeje dhe strehimore për personat e pastrehë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se temperaturat kanë qenë deri në 15 gradë Fahrenheit nën mesatare, me ndjesi deri në -29°C.
I ftohti ekstrem mund të shkaktojë hipotermi dhe ngrirje të gjymtyrëve brenda pak minutash, kanë paralajmëruar autoritetet meteorologjike.
Kjo valë arktike ka qenë një sfidë e hershme për administratën e re të qytetit, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të strehohen dhe të shmangin ekspozimin ndaj temperaturave të rrezikshme. /The Guardian
