Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë tillë.
Bielamowicz, në një postim në Twitter, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë bërë ende këtë, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm”, ka shkruar ai në “Twitter’.
#OTD in 2010, the International Court of Justice ruled that Kosovo’s declaration of independence was in accordance with the international law.
It’s high time for Serbia & other countries that have not yet done so, to recognize this irreversible reality.
Kosovo is here to stay. pic.twitter.com/J11PkvGOEj
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) July 22, 2023