Super meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin nuk përfundoi pa një incident.
Anthony Joshua triumfoi ndaj Jermaine Franklin, në meçin e mbrëmshëm, ku u kthye të fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.
Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarit, ku hapi rrugë për titullin e botës, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, si duket nuk mjaftuan 12 raunde për dyshen, pasi u përplasen me njëri-tjetrin pas përfundimit të luftës.
U desh që të intervenonte sigurimi, duke evituar kështu një përplasje të madhe mes tyre.
Për AJ ishte fitorja e parë, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga boksieri ukrainas Olekander Usyk.
STILL GOING AT IT AFTER THE BELL 🤯#JoshuaFranklin LIVE on DAZN now pic.twitter.com/9XZhGx6r2c
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 1, 2023