Foto: Ilustrim
11 raste të vrasjes kanë ndodhur gjatë këtij viti. Këtu llogariten rastet e vrasjeve të rënda, vrasjeve nga pakujdesia dhe vrasjeve të foshnjës gjatë lindjes.
Policia, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se për periudhën janar-gusht të vitit 2023 janë raportuar 20 vrasje, ndërsa për komplet vitin 29 vrasje.
Ndërkaq në vitin 2022 kanë ndodhur 21 vrasje.
Policia ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2023 janë konfiskuar 636 armë, ndërsa në periudhën e njëjtë për vitin 2024 janë 814 armë të konfiskuara.
Vrasjet e fundit ishin të 16 dhe 20 gushtit.
Më 16 gusht në fshatin Bibaj të Ferizajt u vra Sadri Sadriu. I dyshuar për këtë është Festim Ramadani, që e kishte burrë të tezes viktimën. Përveç tij, është arrestuar edhe një person tjetër.
Ndërsa të martën një grua në Kodrën e Trimave në Prishtinë dyshohet se vrau kunatin e saj. Sipas Prokurorisë motivi dyshohet të jenë “problemet familjare”. E dyshuara është vetdorëzuar në Polici.
Përgjigja e plotë:
Lidhur me kërkesën tuaj, në vijim gjeni të dhënat për rastet e vrasjeve (vrasje e rendë, vrasje nga pakujdesia, vrasje e foshnjës gjatë lindjes) dhe numrin e armëve të konfiskuara gjatë aktiviteteve operative dhe hetimore të policisë:
Vrasjet:
Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë raportuar 20 vrasje;
Gjatë periudhës janar- 20 gusht 2024, janë raportuar 11 vrasje;
Gjatë vitit 2023, janë raportuar 29 vrasje dhe
Gjatë vitit 2022, janë raportuar 21 vrasje.
Armët e konfiskuara:
Gjatë periudhës janar – korrik 2023, janë konfiskuar 636 armë të ndryshme;
Gjatë periudhës janar- korrik 2024, janë konfiskuar 814 armë të ndryshme;
Gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1392 armë të ndryshme dhe
Gjatë vitit 2022, janë konfiskuar 1473 armë të ndryshme.